Rrihet barbarisht oficeri i lartë i burgjeve, policia jep detajet

Rrihet barbarisht oficeri i lartë i burgjeve, policia jep detajet

276
0
Shares

Një oficer i lartë i burgut të sigurisë së lartë 313, Bledar Pura është goditur sot në mëngjes  me sende të forta. Një person e ka gjetur të shtrirë mëngjesin e sotëm te zona e Freksut, në afërsi të një pallati dhe rreth orës 8 kanë lajmëruar policisë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë ndërsa një ambulancë e transportoi Purën në spital.

Sipas deklarimit para uniformave blu, ai ka thënë se është dhunuar nga “2 apo 3 persona”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një nga pistat e hetimit për dhunën ndaj Purës është ajo për shkak të detyrës.

Njoftimi i policise:

Më datë 17.01.2018, rreth orës 08.00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e “Freskut”, një shtetas ndodhet i shtrirë. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në vendin e quajtur zona e “Freskut”, në afërsi të një pallati ështe gjendur i dëmtuar shtetasi B.P., 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2-3 persona. Shtetasi B.P., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bledar Pura

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY