Presidenti Ivanov rrezikon stabilitetin e Maqedonisë, rrëzon ligjin për gjuhën shqipe

Presidenti Ivanov rrezikon stabilitetin e Maqedonisë, rrëzon ligjin për gjuhën shqipe

79
0
Shares

Presidenti i Maqedonise Gjorge Ivanov deklaroi sot pasdite se nuk do të miratoje ligjin per gjuhen shqipe. Sipas tij, ligji ne fjale bie ne kundershtim me Kushtetuten e Maqedonise. Presidenti ka vendosur ta ktheje serish ne Parlament ligjin ne fjale per rishqyrtim,

Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore”, tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.

Ligji me kthimin në Parlament ka mundësi të votohet sërish nga deputetët dhe të vijojë më pas zbatimi i tij.

Kuvendi i Maqedonisë miratoi më 11 janar Projektligjin për përdorimin e gjuhëve që përcakton me ligj përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet zyrtare me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Ky ligj që lejon edhe gjuhën shqipe në shkolla, shkaktoi debat të gjerë në Maqedoni, ku nga forcat politike VMRO-DPMNE u propagandua si kundër Maqedonisë dhe se federalizon shtetin.

Pro ligjit votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja. Ligji përmban 25 nene, dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY