MOTI/ Sot shtrëngata shiu dhe borë, kur përmirësohet moti

MOTI/ Sot shtrëngata shiu dhe borë, kur përmirësohet moti

129
0
Shares

Ditën e sotme do të jetë me reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve, bën me dije IGJEUM. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore. Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700 m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Ndërkohë, Meteoalb bën me dije se gjatë orëve të vona të pasdites reshjet zhvendosen pjesërisht në Qendër dhe kryesisht në Jug deri orët e para të natës kur moti përmirësohet duke sjellë kthjellime në territor.

“Dita e enjte sjell dominim të motit të kthjellët por të ftohtë në gjithë vendin”, njofton Meteoalb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY