FOTO/ Përmbytjet, e braktis qeveria, Xhelal Mziu takon ambasadorët dhe u...

FOTO/ Përmbytjet, e braktis qeveria, Xhelal Mziu takon ambasadorët dhe u kërkon mbështetje për projektet e Bashkisë

183
0
Shares

I gjendur përballë vetos qeveritare të mosfinancvimit të projekteve, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka nisur një tur takimesh me ambasadorët e akredituar në Tiranë për tu bërë një prezantim të zhvillimeve në Kamëz si dhe kërkuar bashkëpunimin e tyre në financimin e projekteve të bashkisë si dhe sensibilizimin e qeverisë për të reaguar. Disa ditë më parë në zyrën e tij Mziu priti ambasadorin e Çekisë ndërsa më pas zhvilloi takime me ambasadorët e Arabisë Saudite si dhe Polonisë.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, në takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat i cili u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, ishte në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe për situatën e përmbytjeve të krijuar nga reshjet e datës 30 nëntor 2017. Kryebashkiaku Mziu i bëri një analizë përshkrimit të ndryshimeve thelbësore të qytetit të Kamzës dhe zhvillimeve të shumta të tij. Gjithashtu, kryebashkiaku Mziu i bëri të qartë ambasadorit situatën e rëndë që kaloi Kamza gjatë përmbytjeve. Po ashtu, Mziu ftoi ambasadorin e Arabisë Saudite për një vizitë në qytetin e Kamzës, ftesë të cilën e Ambasadori e pranoi me kënaqësi dhe premtoi se do ta realizojë në një kohë sa më të shpejtë. Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunime të gjëra në fusha të ndryshme, si në investime nga investitorë arabë. Nga ana e kryetarit të Bashkisë, Mziu, u kërkua që ambasadori të bëjë të mundur nga negocimin me qeverinë e shtetit të tij financimin e dy projekteve të gatshme për investim në eliminimin e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Kamëz, që iu dorëzuan personalisht ambasadorit, ku nga ana e tij Mziu u sigurua nga ambasadori se do të lobojë pranë qeverisë që të bëhet i mundur financimi i tyre. Gjithashtu, ambasadori premtoi se do të shikojë të gjitha mundësitë për të bërë të mundur ndihma humanitare si dhe investime në projekte të cilat ia paraqiti Mziu.

Edhe ambasadori i Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura, ka premtuar mbështetje për projektet e Bashkisë Kamëz. Kjo është konfirmuar gjatë takimit që kryebashkiaku Xhelal Mziu pati me Bachura në ambientet e Ambasadës Polake në Tiranë. Në kuadër të bashkëpunimit me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, Mziu po vijon takimet me institucione të ndryshme, me qëllim gjetjen e mbështetjes për realizimin e projekteve emergjente dhe jetike për banorët e Kamzës. Projekte të tilla janë ato për parandalimin e përmbytjeve. Mziu e njohu ambasadorin Bachura për situatën e krijuar nga këto përmbytje, si dhe me zhvillimet në qytetin e Kamzës. Ai i bëri me dije Bachura se Bashkia i ka të gatshme projektet për ndërhyrjen në zonat problematike. Gjithashtu, Mziu tha se vlera e investimeve për ndërhyrjen në tre kolektorë kryesorë, si në Frutikulturë, Valias dhe Paskuqan, e kalon kapacitetin financiar të Bashkisë. Për këtë nevojë, institucioni i Bashkisë u është drejtuar institucioneve shtetërore përgjegjëse për financimin e tyre, por deri më sot përgjigjja ka qenë një heshtje totale kundrejt këtyre kërkesave.

Prioritet i Bashkisë Kamëz për menaxhimin e situatave emergjente të shkaktuara nga reshjet e fundit janë dy projektet e miratuara për sistemimin e ujërave të bardha dhe ujërave të ndotura në zonën Bathore, Frutikulturë dhe Valias. Rëndësia imediate për investim në kolektorët kryesorë është për t’i paraprirë përsëritjes së këtyre rasteve dhe për neutralizimin e përmbytjeve në mënyrë të vazhdueshme në territorin e Bashkisë Kamëz. Vlen për t’u theksuar se këto projekte mbrojnë nga rreziku i përmbytjeve rreth 20 mijë familje. Konkretisht, projektet janë: Kolektori që mbledh ujërat nga ish-komuna Zall-Herr deri në derdhjen e lumit Tirana, me gjatësi 4565 m, që përshkon rrugën “Demokracia”, rrugën “Bashkim Gazidede”, zonën e Frutikulturës deri në lumin Tirana. Kolektori tjetër fillon në rrugën “Skënderbeu” dhe përshkon zonën e Valiasit, me gjatësi totale 3795 m, duke përshkuar rrugët “Kujtesa”, “NATO”, “Ballsh”, “Harku i Triumfit” deri në lumin Tirana. Bashkia Kamëz, nëpërmjet Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, ka gati projektet për financim në realizimin e investimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY