EMRI/Emërohet drejtori i ri i Galerisë së Arteve

EMRI/Emërohet drejtori i ri i Galerisë së Arteve

157
0
Shares

Qeveria ka vendosur sonte një drejtor të ri të Galerisë së Arteve në Tiranë. Në fakt ai ëhstë një emër jo fort i njohur në rrethet artistike të kryeqytetit.

Në mbledhjene sotme të qeverisë u miratuan edhe vendimi i mëposhtëm: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të      ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I: Z. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve”.

Erzen Shkolloli zëvëndëson në këtë detyrë Artan Shabanin i cili drejtoi institucionin për 4 vjet rresht dhe u largua nga detyra në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë ministria e Kulturës hapi edhe konkursin e përzgjedhjes së drejtorit të ri.

“Në vendimin e Ministrisë së Kulturës të shpallur në faqen zyrtare, konkretisht shkruhet se “Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor, në Galerinë Kombëtare të Arteve – Kategoria e pagës II-b. Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion: Përgjigjet mbi hartimin dhe realizimin e politikave të artit pamor, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Galerisë Kombëtare të Arteve, në kuadër të praktikave dhe menaxhimit, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i Ministrisë, në fushën e galerive. Promovimi i veprave më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar e ndërkombëtar, nëpërmjet grumbullimit, koleksionimit, konservimit, dokumentimit, studimit, restaurimit, ekspozimit dhe propagandimit të zhvillimit të vlerave të trashëgimisë kulturore.”, thuhej në shpalljen e konkurimit për drejtor.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY