E RENDE/ Një grua vret veten dhe fëmijën në divan

E RENDE/ Një grua vret veten dhe fëmijën në divan

118
0
Shares

Një nënë dhe djali i saj i vogël u gjetën të vdekur krah njëri-tjetrit në divan, për shkak të overdozës nga insulina. 36-vjeçarja Nadine Loveman dhe djali i saj 3 muajsh Stevie u gjetën nga autoritetet në shtëpinë e tyre në Brentëood, Essex të Britanisë së Madhe.

Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se Stevie kishte dy shenja injeksioni në këmbën e tij. Hetime të mëtejshme treguan gjithashtu se i vogli kishte marrë injeksion insuline, që i kishte shkaktuar dëmtime fatale të trurit.

Po sipas hetimeve, rezultoi se gruaja e kishte injektuar gjithashtu veten me insulinë.

Autoritetet besojnë se 36-vjeçarja e ka vrarë qëllimisht të birin. Zyrtari i policisë së Essex, Stuart Truss tha se nëse Nadine do të kishte mbijetuar ajo do të ishte përballur me akuzën e vrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 Mars të vitit të shkruar, por detajet rreth këtij krimi të rëndë u zbuluan gjatë një dëgjese gjyqësore, ku u bënë publike detajet nga hetimi gjyqësor.

“Në 18 vite eksperiencë si oficer policie, kjo ishte një prej çështjeve më emocionale që jam përfshirë ndonjëherë më parë”, tha Truss. Ai theksoi se nuk ka asnjë provë që të sugjerojë si të përfshirë një palë të tretë në vdekjen e Nadine dhe Steven, duke dalë në konkluzionin se ka qenë gruaja ajo që ka vrarë të voglin e më pas veten me overdozë insuline.

Familjarët e 36-vjeçares, të pranishëm në dëgjesë, thanë se nuk kishte pasur asnjë detaj që të sugjeronte planin makabër të gruas.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY