Dibër, kryefamiljari vare vete në kasollen e bagëtive

Dibër, kryefamiljari vare vete në kasollen e bagëtive

84
0
Shares

Një 47-vjeçar është gjetur nga familjarët i varur në kasollen e bagëtive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje. Viktima e identifikuar me inicialet A. B,. banues në Peshkopi. Ai dyshohet të jetë vetëvarur, pasi sipas hetuesve nuk u vërejtën shenja dhune në trup.

Njoftimi i plotë i Policisë Vendore

Më datë 16. 01. 2018, rreth orës 08:10, jemi njoftuar nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Peshkopi

Viktima dyshohet se është vetëvarur me litar në ahurin e bagëtive, pranë banesës së tij. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko­ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY