DETAJE/ Has, plagosja me çifte e 28-vjeçarit, për kalin që hyri në...

DETAJE/ Has, plagosja me çifte e 28-vjeçarit, për kalin që hyri në kopshtin e fqinjit

206
0
Shares

Kafsha e fqinjit del në kopshtin e shtëpisë së tij dhe Zek Asllanaj nuk ka hezituar të konfliktohet me 28-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjinaj të Hasit, ku A. B., 28 vjeç është plagosur me çifte nga fqinji i tij 55-vjeçar. Burime zyrtare bëjnë të ditur se sapo kali i të riut ka hyrë në kopshtin e fqinjit, mes tyre ka nisur menjëherë konflikti i cili ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë sapo është njoftuar, dhe ka bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit, si dhe është sekuestruar arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY