Dëshmia e vëllait të të zhdukurit: Si më vranë babain e xhaxhanë

Dëshmia e vëllait të të zhdukurit: Si më vranë babain e xhaxhanë

363
0
Shares

Një histori vrasjesh që ka nisur nga Anglia mes dy familjeve shqiptare, i ka hapur serinë e vrasjeve hakmarrëse në Shqipëri, ku brenda një kohe të shkurtër dy vëllezër janë vrarë dhe një person i tretë, mendohet se është zhdukur pa lënë gjurmë. Artan Lleshi prej datës së 5 nëntorit 2017 nuk ka asnjë të dhënë, ndërkohë dyshimet flasin se ai është zhdukur nga hasmit e tij, duke u nxjerrë në pritë nga shoku i vet Mario Murati.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dëshminë e vëllait të personit të zhdukur, i cili tregon me detaje momentin e zhdukjes dhe hasmërinë e nisur në Angli, prej të cilës ai ka humbur xhaxhain dhe babain e tij. Murati është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Mario (Altin) Murati ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me të zhdukurin Artan Lleshi në datën 5 nëntor 2017 në Institutin Bujqësor dhe po ashtu nga hetimi i deritanishëm i këtij procedimi penal nga deklarimet e shtetasve Dikensë Rapushaj, shok i shtetasit Artan Lleshi i cili deklaron se personi i fundit me të cilin ka qenë shtetasi Artan Lleshi dhe më pas me të cilin është larguar, ka qenë shtetasi Mario (Altin) Murati si dhe deklarimeve të tjera të familjarëve të cilët kanë dyshime se shtetasi Mario Lleshi u ka zhdukur vëllanë e tyre duke bashkëpunuar me anëtarët e fisin e shtetasit Ali Hoxha me banim në Mamurras Kurbin.

Gjithashtu Artan Lleshi rezulton të ketë lidhje fisnore me hasmin shtetasin Ali Hoxha dhe konkretisht ka djemtë e tezes së tij shtetases Vashe Kolaveri, janë kushërinj në familjen e Ali Hoxhës. I ndaluari Altin ose Mario ka fshehur takimet që ka pasur me këtë shtetas si dhe mohon faktin se e ka marrë me automjetin e tij shtetasin Artan Lleshi në momentin e fundit të zhdukjes së tij, si dhe duke mos treguar vendndodhjen.

Dëshmia e Albert Lleshit
“…vëllai im Artan Lleshi është larguar nga shtëpia që në datën 5 nëntor 2017, rreth orës 1730 (veshur me tuta sportive, ngjyrë gri, me mbishkrimin apo stampën NIKE, bluzë sportive ngjyrë të zezë me kapuç po me mbishkrimin NIKE, një palë këpucë të zeza, ka pasur telefonin me vete Samsung tip i thjeshtë me numër telefoni 069XXXXX). Ditën që është larguar e ka parë vëllanë Artanin në një lokal bar kafe, në lagjen ku banojnë, me një shok të tij nga Vlora të quajtur Diku, me numër telefoni 067XXXX, i ka përshëndetur dhe është larguar pa i takuar.

Në orën 19:00, unë i kam thënë mamasë, Zenës që ta merrte në telefon vëllanë, por mamaja më tha se “Artani i kishte lënë porosi që të mos i binte telefonit pasi ishte me një shok dhe do vinte”. Të nesërmen, në datën 6 nëntor 2017, në mëngjes, kanë vënë re se Artani nuk kishte ardhur në shtëpi dhe rreth orës 07:00 mamaja ime i ka rënë telefonit të vëllait por ai ishte i fikur.

Gjatë kësaj dite, me telefonin e mamasë me numër 0698XXXX, i kanë rënë telefonit të Artanit me numër 069XXXX, por gjithmonë ai dilte i fikur. Në këto kushte kemi marrë në telefon shokun e Artanit nga Vlora, ku Dikun (Dikens Rapushaj) e kemi pyetur se ku ishte Artani dhe mësojmë se një ditë më parë, pasi kishin pirë kafe në lokalin sipër marketit të Petrit Kukës, kishin dalë të dy dhe kishin shkuar në rrethrrotullimin e Kamzës, pasi Artani donte të takonte Altin Muratin, shok i tij, me numër telefoni 0698XXXX, të cilin na e dha Diku.

Ata kishin shkuar te rrethrrotullimi i Kamzës dhe aty Artani ka shkuar te makina e Altin Muratit, ku Altini ishte vetë i dytë dhe të tre, Altin Murati, shoku i tij dhe Artan Lleshi janë larguar me makinën e Altin Muratit. Diku na tha se e kishte pritur Artanin, por ai nuk ishte kthyer, ku i kishte rënë disa herë telefonit të Artanit, por edhe në atë kohë telefoni i Artanit ishte i fikur, ku nuk ka ndonjë të dhënë tjetër për vendndodhjen e vëllait Artanit. I kanë rënë edhe telefonit të Altin Muratit me numër 069XXXX, të cilit i bënim telefonatë deri në datën 6 nëntor 2017, rreth orës 11:00, por nuk na përgjigjej në telefon, më pas telefoni rezultonte i fikur, deri më sot.

Gjithashtu Alberti deklaron se ne kemi hasmëri me familjen e Ali Hoxha, nga fshati Shtjefën i Matit, pasi djali i xhaxhait tim Arben Lleshi, ka vrarë shtetasin Afrim Hoxha në Angli, ngjarje e ndodhur rreth vitit 2011 apo 2012, ku Afrimi është djali i Ali Hoxhës, ku me sa dimë Ali Hoxha është me banim në Mamurras. Më pas, pas shtatë muajsh nga kjo ngjarje, më është vrarë xhaxhai Xhavit Lleshi në fshatin Rokaj në vendin e quajtur Pujkë tek ura, ndërsa në datën 14 maj 2017, më është vrarë babai im në shtëpitë tona në prag të shtëpisë, në fshatin Rrokaj të Matit, ku si për vrasjen e xhaxhait tim dhe po ashtu për babanë tim nuk dihet se kush është autori.

Ne kemi problemet e hasmërisë me këtë familje. Shpjegoj se Arben Lleshi (kushëri me të zhdukurin Artan Lleshi dhe konkretisht djali i xhaxhait të tij) është i dënuar aktualisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Angli, ku është ekstraduar në Shqipëri dhe vuan dënimin në IEVP-në, në Fushë Krujë, me sa di. Po ashtu shpjegon se nuk kanë pasur kërcënime nga familja e Ali Hoxhës, bile edhe për vrasjen e babait ata nuk e kanë pranuar ta kenë bërë ata, kur janë pyetur nga policia. Po ashtu shpjegon se nuk e dinte nëse Diku nga Vlora ka njohje me shtetasin Altin Murati dhe në lidhje me largimin vëllai i tij Artan Lleshi nuk ka lënë asnjë shënim…”.

Dëshmia e të arrestuarit
“… për herë të fundit në Shqipëri kam ardhur në datën 19 shtator 2017. Kam ardhur në Rinas nga Vjena, e larguar përsëri për në Gjermani, ku kam ndjekur këtë rrugë në datën 7 nëntor 2017 rreth paradites kam marrë çantën nga shtëpia, nuk ka lajmëruar njeri të shtëpisë se po ikte në Gjermani, ka ndenjur deri në orën 17:00 ku në rrugë kryesore në Bathore ka ndalur një furgon Sharon 6+1 vende, me ngjyrë të errët, targat nuk ia mban mend dhe as shoferin nuk e njihte, por ishte furgon linje për në Kukës.

Ka arritur në Kukës në 18:40, ku ka zbritur në qendër të Kukësit ku rrinë taksitë që ikin për në Prizren, ka marrë një taksi autoveturë tip Ford me portobagazh me ngjyrë të zezë, targat nuk ia mban mend, dhe as shoferit nuk ia di emrin, dhe kanë kaluar pikën e kalimit kufitar Morinë në orën 19:00.

Në Prizren ka arritur rreth orës 19:30, ku ka paguar 20 (njëzet) Euro e ka zbritur nga kjo taksi, te Terminali i Stacioneve të Autobusit në Prizren. Më pas ka shkuar në këmbë për rreth pesë minuta deri te blloku i hoteleve që ndodhet pesë minuta në këmbë nga stacioni i autobusëve dhe ka shkuar në një hotel tre-katërkatësh më duket se Hotel Hollidei” ose “Hotel Alvida”, në një nga këto dy hotele, pasi nuk e mbaj mend mirë, ku jam regjistruar në sportel me kartën time dhe ka qenë ora rreth 20:00.

Në këtë hotel ka ndenjur deri të nesërmen në dt. 08.11.2017, në orën 09:00, kam parapaguar për fjetjen rreth 30 Euro, ku në sportel ka qenë një burrë. Më pas ka shkuar përsëri te terminali i autobusëve, dhe i ka hipur direkt një autobusi për në Prishtinë, ku ka qenë ora rreth 09:30 dhe ka paguar për rrugën 5 euro në autobus te fatorino e autobusit. Autobusin nuk e mban mend çfarë ngjyre dhe targe. Ka arritur në Prishtinë rreth orës 11:00, ku ka zbritur në terminalin e autobusëve, kam prerë biletën për në Shkup më sportelin e prerjes së biletave, e cila ka kushtuar 5 euro.

Ka pritur autobusin e radhës për rreth 30 minuta. Për në Maqedoni ka kaluar pikën e kalimit kufitar ku është regjistruar, emrin e pikës nuk e di, por fashti i fundit i Kosovës Kaçanik dhe direkt vinte pika e kalimit kufitar. Në Shkup kam arritur rreth orës 14:30 te terminali i autobusëve dhe ka marrë direkt një taksi për në aeroportin e Shkupit, ku nuk ka gjetur avion për në Vjenë është kthyer përsëri te terminali i autobusëve në Shkup dhe ka qëndruar në një hotel të vjetër, ngjitur me terminalin, ku i ndan vetëm rruga kryesore,aty.

Është regjistruar në këtë hotel me Kartën e identitetit dhe ka paguar dhjetë euro, të nesërmen, në datën 9 nëntor 2017, rreth orës 08:00 ka dalë nga hoteli, ka pritur pranë terminalit në rrugën Qershia e Vjetër të hapeshin agjencitë e udhëtimit dhe te një agjenci udhëtimi ka prerë biletën e avionit nga Shkupi për Austri transit, dhe më pas në Barcelonë ku jam nisur në orën 12:30 me avion, në Barcelonë pas orës 19:00, në Barcelonë kam ndenjur në një hotel emrin nuk ia di.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY