VIDEO/ Kryemadhi: Rama ka destabilitet mendor, kapi SHISHi-in, Prokurorinë, tani do edhe...

VIDEO/ Kryemadhi: Rama ka destabilitet mendor, kapi SHISHi-in, Prokurorinë, tani do edhe FSHF-në

64
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka dhënë një konferencë shtypi në të cilën e ka akuzuar ashpër Kryeministrin për uzurpimin e institucioneve.  “Ne e themi përsëri se jemi gati për t’u ulur dhe futur Pparlamentin në shinat kushtetuese, sepse historia politike e Kryeministrit që ka një destabilitet mendor, tregon se e ka kthyer në instrument uzurpimin e institucioneve shtetërore; ai detyroi Visho Ajazin të japë dorëheqjen, kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe tani do të marrë edhe Federatën e Futbollit. Ka dashur të marrë dhe universitetet. Person që ka probleme të mëdha, por ne nuk kemi pse të jemi pjesë e kësaj…”, tha Kryemadhi.

Kapjen e reformës në drejtësi nga Rama, Kryemadhi e ka ilustruar edhe me emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, i cili ka qënë bashkëpunëtori më i afërt i Saimir Tahirit edhe për tenderat e Ministrisë së Brendshme. “Më kot BE-ja ka harxhuar miliona, tha Kryemadhi, sepse del Genc Gjonçaj dhe hedh poshtë konsulencën e BE-së dhe vendos konsulencën e tij. Ne duhet të jemi shumë të hapur për të treguar sesi reforma në drejtësi ëhstë e kapur nga një grup i strukturuar kriminal dhe ne po i afrojmë një shans, qeverisë”.

Po ashtu, kryetarja e LSI i ka kthyer përgjigje Ramës edhe për ironinë që ai përdori duke e emërtuar opozitën  si “ÇÇ”, bashkim i Çadra dhe Çizmja. “Sa i përket asaj ÇÇ-së, theksoi Kryemadhi, Çizmes së krimit të organizuar, me çizme do t’i përgjigjen shqiptarët dhe Rama e di këtë më mirë nga të gjithë”.

Bashkëbisedim me gazetarët për situantën politike në vend

Bashkëbisedim me gazetarët për situantën politike në vend

Publié par Monika Kryemadhi sur mardi 16 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY