Krimet e Rënda vendosin: Të fillojë gjykimi i vrasësit të bashkëshortes gjyqtare

Krimet e Rënda vendosin: Të fillojë gjykimi i vrasësit të bashkëshortes gjyqtare

89
0
Shares

Gjykata për Krimet e Rënda kalon në gjykim dosjen në ngarkim të Fadil Kasemit, të akuzuarit për vrasjen  e bashkëshortes së tij. Kasemi do të gjykohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”,  “rrëmbim personi” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Bashkëshorti vrasës i gjyqtares Fildes Hafizi vijon të jetë në qeli, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi më se një muaj më parë se ka përfunduar hetimet për të. Për Fadil Kasemin, i cili ekzekutoi me gjakftohtësi në makinë nënën e dy fëmijëve të tij, mësohet se prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm. Organi i akuzës sjellë në vëmendje faktin se dy vjet para vrasjes, ai kishte bërë një tjetër tentativë për ta vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Ndërkohë më pak se një javë më parë Prokuroria e vlerësoi vrasësin e bashkëshortes gjyqtare si të aftë mendërisht, ndaj edhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar. “Fadil Kasemi është i aftë mendërisht, nuk përfiton gjykim të shkurtuar”.

Ky është konkluzioni i paraqitur nga prokuroria në seancën paraprake të mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas, gjyqtares Fildes Hafizi. Seanca paraprake u zhvillua për të vlerësuar veprimet e prokurorisë sipas Kodit të ri Penal. Pas këtij vlerësimi, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur kalimin për gjykim të kësaj dosje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY