Vasili: Beteja jonë nuk ka kthim mbrapa

Vasili: Beteja jonë nuk ka kthim mbrapa

79
0
Shares

Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Petrit Vasili, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, tha se në seancën e fundit të këtij Kuvendi u dhunua Kushtetuta me zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme. “Rikthehemi në një sallë, e cila u dhunua në mënyrë flagrante nga Garda e Republikës, e cila u ngrit pa asnjë lloj kontrolli, duke vepruar në atë që quhet salla e të zgjedhurve të popullit”, tha Vasili, duke iu referuar situatës së krijuar në Kuvend në seancën e dhjetorit 2017.

Vasili theksoi se Edi Rama për shkak të frikës po tenton të kapë drejtësinë.

“Vetting-u ka rënë moralisht, pasi Kryeprokurori u zgjodh pa veting. Të parën e organit të akuzës e kemi pa veting, ndërkohë që betoheshim që vetingut nuk do t’i shpëtojnë asnjë prokuror apo gjyqtar, madje edhe policia. Ne zgjodhëm ONM, por opinionet e saj nuk përfillen as nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Dhe kjo po ndodh pasi qëllimi është vetëm një: kapja e drejtësisë. Ky nuk është fati i një mazhorance apo opozite, por fati i Shqipërisë”, tha Vasili, në fjalën e tij në Kuvend.

Sipas tij, për shkak të frikës që ka sot Rama po kapet drejtësia, po vihet në rrezik integrimi europian, të cilin kjo mazhorancë nuk e do, e ka frikë. “Zbatimi i reformës në drejtësi sipas Komisionit të Venecias kërkon tjetër qasje. Qytetarët këtë presin. Nëse 90 % e qytetarëve kërkojnë reformën në drejtësi, kjo nuk do të thotë se ato duan një drejtësi kundër interesave të tyre”, tha Vasili.

Sipas tij, nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit sot disa opinione për disa kandidatë i merr parasysh, ndërsa për disa të tjerë as nuk i përfill. “Kjo është një betejë, një luftë e gjatë, për të cilën nuk do të ketë asnjë hap prapa, për sa i takon Kushtetueshmërisë dhe zbatimit të ligjit. Mbi Kushtetutën dhe ligjin nuk mund të dalë askush, kushdo që del mbi to është ilegjitim”, tha Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY