Greqi, 1.2 kg kokainë dhe heroinë në shtëpi, arrestohet shqiptari dhe mikesha...

Greqi, 1.2 kg kokainë dhe heroinë në shtëpi, arrestohet shqiptari dhe mikesha e tij greke

79
0
Shares

Një shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.

Pas përpunimit të informacioneve për trafikun e drogës në zonën e Pireut, policia ka ushtruar një kontroll në banesën e çiftit dhe në vende të posaçme në mur është gjetur e fshehur një sasi kokaine prej 1.2 kilogramësh.

Policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar një sasi parash cash prej 12 560 euro, 19.9 gramë heroinë, një sasi të konsiderueshme lëndësh të granuluara që përdoren në përzierjen e kokainës dhe heroinës, një presë hidraulike, dy peshore precizoni, 5 telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY