VITI 2018/ Qeveritarët në ajër, ja sa miliardë lekë për bileta avioni...

VITI 2018/ Qeveritarët në ajër, ja sa miliardë lekë për bileta avioni “kanë prenotuar” nga Buxheti

130
0
Shares

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama ka planifikuar  të qëndrojë më shumë në ajër se në tokë në vitin 2018. Institucionet kryesore të shtetit kanë hapur tashmë procedurat e tenderave për blerje biletash avioni, duke filluar nga bashkia e Tiranës, ministritë, KESH-i, KLSH-ja apo agjencitë si ajo e Turizmit.

Konkretisht, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj ka hapur procedurën me fond limit 150  milion lekë pa TVSH ose 180 milion lekë me TVSH.

Ministria e Mirëqenies dhe Rinisë e Blendi Klosit ka hapur tenderin “blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar” për vitin 2018 me fond limit 157 milionë lekë me TVSH.

Korporata Energjetike Shqiptare ka caktuar 180 milionë lekë për udhëtime jashtë Shqipërisë.

Ministria e Bujqësisë e Niko Peleshit kërkon të blejë bileta avioni për vitin 2018 dhe periudhën janar – mars 2019 me fondi limit 96 milionë lekë me TVSH.

Drejtoria e Tatimeve ka caktuar 151 milionë lekë me TVSH deri më datë 31 dhjetor 2018.

Prokuroria e Përgjithshme ka akorduar 180 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit po ashtu ka në plan të shpenzojë 170 milionë lekë për bileta avioni.

Ministria e Brendshme do të shpenzojë 48 milionë lekë për bileta avioni me TVSH.

Agjencia e Turizmit ka hapur procedurën “blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar dhe akomodim për aktivitetet e Agjencisë kombëtare të Turizmit”. Fondi është 84 milionë lekë me TVSH.

Në total, 1.2 miliard lekë për bileta avioni në të gjithë kontinentet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY