Presidenti i KE, Junker: Ballkani Perëndimor nuk është ende gati për në...

Presidenti i KE, Junker: Ballkani Perëndimor nuk është ende gati për në BE

82
0
Shares

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Junker ka deklaruar të premten se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë europiane por ende nuk është bërë gati për t’ju bashkuar BE-së. Kjo deklaratë është bërë në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov me rastin e marrjes së presidencës 6-mujore të Këshillit Europian të BE nga ana e Bullgarisë.

Sipas Junkerit, pranimi i anëtarëve te rinj nuk do të jetë i mundur deri në 1 janar 2020 kur atij i mbaron mandate, sepse përgatitjet për anëtarësim nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk kanë avancuar mjaftueshmërisht. Por ai ka shtura se BE duhet të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë europiane dhe kjo duhet rikonfirmuar.

Kurse kryeministri bullgar Borisiv ka thënë se “fokusi kryesor për rajonin mbeten ndërtimi i infrastrukturës si për shembull hekurudhat, autostradat, portet dhe sistemet e trajtimit të ujit”. Me tej ai ka shtuar se “gjykoj që këto objektiva nuk përbëjnë  rrezik për BE sepse ndihmojnë që këtë vende të bëhen më konkurruese, mundësojnë rritjen e investimeve, sidomos në turizëm por edhe çojnë në një konvergim më të mirë të kulturave dhe mirëkuptimit mes popujve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY