FOTO GALERI/ Zyrtarët e lartë nëpër ministri, milionerë dhe deri në nëntëpunësime...

FOTO GALERI/ Zyrtarët e lartë nëpër ministri, milionerë dhe deri në nëntëpunësime – Ja pronat dhe llogaritë bankare

664
0
Shares

Zbardhen pasuritë e sekretarëve të përgjithshëm të ministrive. Të gjithë kanë siguruar punë të dytë, të tretë e deri të nëntë. Anëtarë bordesh e këshillash, sekretarët e përgjithshëm të ministrive deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave të ardhura vjetore të majme, shtëpi në Tiranë e rrethe, garazhe, dyqane e makina të shtrenjta. AIS, një organizatë joqeveritare, në portalin “Spending Data Albania” ka publikuar të dhëna për deklarime të pasurisë dhe interesave ekonomike për sekretarë të përgjithshëm të ministrive, të cilët janë funksionarë të lartë publikë dhe kanë rol të rëndësishëm në integritetin dhe menaxhimin e institucioneve ku punojnë.

Pasuritë

Gelardina Prodani, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Financave, për vitin 2016 ka deklaruar një sërë të ardhurash nga “Paga dhe Shpërblimet”. Sipas deklarimit të saj në ILDKPKI, ajo deklaron të ardhura nga paga si sekretare e përgjithshme, 1 433 824 lekë dhe të ardhura nga pagesa si trajnere në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, 7 650 lekë. Prondani është anëtare në shtatë borde. “Të ardhura si këshilltarë/anëtarë bordesh: 1) Të ardhura nga pagesa si drejtore e Shqipërisë nga Banka e Detit të Zi, 12 740 euro. 2) Të ardhura nga pagesa e bordit drejtues e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, 233 750 lekë. 3) Të ardhura nga pagesa e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, 403 920 lekë. 4) Të ardhura nga pagesa e Këshillit Mbikëqyrës të Portit Detar, Vlorë, 269 532 lekë. 5) Të ardhura nga pagesa e bordit të AMSHC-së, 8 500 lekë, 6) Të ardhura nga pjesëmarrja në vlerësimin e ofertave të licencave tek AKEP, 55 250 lekë. 7)Të ardhura nga pagesa si anëtare e Këshillit Administrativ të Fastip, 30 600 lekë”, – deklaron Prodani. Sekre-tarja e përgjithshme e Min-istrisë së Financave ka edhe një kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 130 000 euro, për 20 vjet, interesi 4.8 %, marrë në dt. 05.09.2015. Detyrimi i shlyer 10 165 euro, kuota e kapitalit 3 991 euro interesa, detyrimi i mbetur pashlyer, 125 367 euro.

Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deklaron në vitin 2013 se është pronar me 100% i një apartamenti banimi me sip. 108 m2, pronar me 100% i një dyqani me sip. 13.3 m2, i pa-hipotekuar, aktmarrëveshje 2015, me kursimet nga aktiviteti privat i prindërve dhe të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Rubik, Mirditë, vlera 15 600 euro dhe pronar me 100% i 2 garazheve 32 m2, aktporosi viti 2012, vlera 7 000 euro. Ndërkohe, Ndreca ka marrë një kredi për të blerë makinë. Detyrim financiar për blerjen me leasing të automjetit tip “Mitsubishi ASX Ultimate”, detyrimi i mbetur pa shlyer, 10 529.57 euro. Ndreca ka deklaruar në atë kohe dy llogari bankare, gjendja e të cilave ar-rin afro 690 000.00 lekë.

Gentian Këri, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë ka deklaruar në vitin 2014 se është pronar me 50% i një apartamenti me sip. 91.9 m2 (pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshorten), blerë në 05.09.2013 me kursime dhe të ardhura nga puna si konsulent i BB-së, dieta e shërbime, vlera 8 271 000 lekë.

Anila Trimi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka në bashkëpronësi me bashkëshortin dy shtëpi banimi për njërën prej tyre ka për të paguar një pjesë të kredisë. “Pronare me 25% e një apartamenti 78 m2, privatizuar sipas ligjit nr. 652 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, vlera 10 830 lekë. Pronare me 50% e një apartamenti 64.2 m2, (pjesë e regjimit martesor 50% me 50% me bashkëshortin), 50% e apartamentit blerë me kursime dhe 50% me kredi, vlera 29 500 euro”, – deklaron Trimi. Ndërkohë, bashkëshorti i saj është pronar me 25% i një apartamenti 56 m2, privatizuar sipas ligjit nr. 7652 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, vlera 4 400 lekë.  Ndërsa Arian Kraja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes deklaron se është pronar me 50% (pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshorten) i një shtëpie banimi me sip. 49 m2, blerë me kursime familjare në vitin 1993, nga privatizimi sipas ligjit nr. 7652, vlera 14 057 lekë dhe pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 113 m2, blerë në vitin 2000 me kredi e kur-sime vlera 40 000 dollarë. Ndërkohë, Kraja ka një kredi bankare në Bankën e Shqipërisë, marrë në vitin 1996, me vlerë 4 000 000 lekë, afati i shlyerjes 30 vjet, kësti mujor 10 000 lekë, interesi 0%, detyrimi mbetura pashlyer 1 000 000 lekë.

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë e Energjisë, Aurora Alimadhi, është pronare e një automjeti tip “Reno Clio” e vitit 1998, vlera 3 600 euro, ndërkohë që ka siguruar të ardhura të ardhura nga puna pranë shoqërisë CEZ Shpërndarje, trajtimi ushqimor dhe kompensimi i lejes së zakonshme, (1 janar 2013 -30 shtator. Në vitin 2013 ka deklaruar rreth 1 958 000 lekë, të cilat janë krijuar nga puna si juriste pranë Ministrisë së Brendshme, jurist pranë KESH sh. a., juriste e jashtme pranë Institutit të Kërkimeve Veterinare, drejtor i Drejtorisë Ligjore pranë CEZ Shpërndarje (OSSH), këshilltar i jashtëm pranë UK Tiranë, drejtor i komanduar pranë Departamentit të Administrimit të Përgjithshëm CEZ shpërndarje sh.a. GSH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY