Durrsaku kërcënon me pistoletë lodër rojën një parkingu: Lekët se të vrava

Durrsaku kërcënon me pistoletë lodër rojën një parkingu: Lekët se të vrava

356
0
Shares

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi akuzohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër ka kërcënuar dhe i ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash një 64-vjeçari.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se H. B., banues në Arapaj të Durrësit  i ka vjedhur një sasi eurosh një punonjësi roje privat në një parking.

Njoftimi i policisë

Më datë 13. 01. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. B., vjeç 32, banues në fshatin Arapaj, pasi në lagjen nr. 4, nën presionin e armës pistoletë lodër, i ka vjedhur një shume lekësh dhe eurosh Y. SH., vjeç 64 banues në Durrës, me punë roje parkingu. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe lekët. Neni 139 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY