Albana Vokshi zemërohet keq me Thoma Gëllcin, mësohet shkaku

Albana Vokshi zemërohet keq me Thoma Gëllcin, mësohet shkaku

340
0
Shares

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshi reagoi ndaj gjobitjes së rëndë të gazetares Anduena Llabani pasi ajo shkrehu mendimin e saj në një studio televizive. Sipas Vokshit, kjo është një hakmarrje e drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, pasi asnjë ligj apo kontratë smund të ndalojë gazetaren të shprehë mendimin e lirë dhe se kontrata e ndalon vetëm të punojë për media të tjera. Vokshi e vlerësoi këtë si një ngjarje të rëndë për lirinë e medias dhe kërkoi nga të gjitha organizmat të ngrihen në mbrotjen e lirisë së gazetarëve përkundrejt interesave të Edi Ramës e vëllait të tij Olsi Rama që kërkojnë të shantazojnë apo blejnë median.

Reagimi i plotë:

Në dt. 11 janar 2018, Anduena Llabani (Jaupi), gazetare e Radio Televizonit publik Shqiptar, gjatë një interviste në një media private, kritikoi qeverine për trafikun e drogës dhe zbuloi faktin se në hetimet e dosjes së Xibrakës ka dalë edhe emri i Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Edi Rama.

Në hakmarrje ndaj saj, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, e ka gjobitur gazetaren Jaupi duke marrë masë disiplinore ndaj saj, me pretekstin se ka shkelur kontratën e punës duke dhënë intervistë për një media tjetër. Edhe pse kontrata ndalon vetëm punën me pagesë për televizione të tjera. Me shumë gjasa, ky është vetëm hapi i parë drejt pushimit nga puna të gazetares.

Thoma Gëllci, njihet nga të gjithë si mik i afërt i Olsi Ramës dhe shërbëtor i bindur i familjes kryeminsitrore. Madje ka qenë vëllai I Kryeministrit që e ka emëruar atë të postin e Drejtorit të RTSH. Nën drejtimin e tij, Radio dhe Televizioni Publik, që mbahen me paratë që paguajnë direkt shqiptarët për to, është kthyer në një makinë propagande dhe keqinformi me mbulimin e skandaleve dhe lidhjes së qeverisë me krimin. Gazetarët e tij censurohen, shantazhohen dhe madje dënohen siç është rasti i fundit nëse guxojnë të thonë të vërtetën apo të japing mendime të lira.

Dhuna dhe propaganda janë dy funksionet kryesore të çdo regjimi autokratik. Për koloninë e “ushtarëve të propogandës” që komentojnë e telefonojnë nga bodrumet e kryeministrisë për të bllokuar lajmet dhe për të gjobitur, kërcënuar, shantazhuar e pushuar nga puna gazetarët kritikë me qeverinë, shpenzohen miliona nga paratë publike.

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias unë i bëj thirrje Drejtorit Gëllçi të anullojë dënimin e tij antiligjor e të ndalë kërcënimet nga gazetarëve. Ju bëj thirrje njëkohësisht, të gjithë gazetarëve dhe qytetarëve të reagojnë dhe të jenë bashkë për të mos lejuar Kryeministrin dhe ushtarët e tij politikë të pushtojnë inatitucionet mediatike.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë që “Liria e medias është një vlerë thelbësore e BE-së dhe kusht i panegociueshëm për çdo vend që aplikon për t’u bërë shtet anëtar apo për çdo vend kandidat në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Europian‎”. Ndaj i bëj thirrje delegacionit të BE në Tiranë dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare, të reagojnë ndaj presionit të vazhueshëm, gjuhës fyese dhe kërcënimëvë të Kryeministrit ndaj mediave, gazetarëve dhe intelektualëve publikë.‎​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY