VIDEO/ Protestuesit përballen me ministren në Lezhë: Mahtruese…, turp…, turp…!

Ndaje

Banorët e Torovicës protestuan sot kundër qeverisë Rama që zhvilloi mbledhje në qytetin e Lezhës. Ata i kërkuan Ramës rikonstruksionin e rrugës, pasi ua ka premtuar gjatë fushatës.

Teksa banorët protestonin, përballë tyre ka shkuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila është edhe deputete e kësaj zone në dy legjislatura radhazi. Duket se prania e saj, nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët thërrasin në kor: “mashtruese”, “Turp Lindita Nikolla!”

Ministrja në ato pak minuta që ka mundur të qëndrojë përballë protestuesve ka “hapur thesin” e premtimeve të fushatës, duke ripërsëritur: Pa merak, është një angazhim që ne e kemi marrë për ta bërë rrugën.

Leni një përgjigje