Mafiozi dhe tutori nga Shijaku arrestohet në Durrës, kërkohej nga Interpoli

Mafiozi dhe tutori nga Shijaku arrestohet në Durrës, kërkohej nga Interpoli

101
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar nga Shijaku, i cili ishte në kërkim nga Interpoli. Agim Kolgjini do të ekstradohet në Itali, aty ku gjykata e Genovës ka lëshuar urdhër arresti me burg. Ai akuzohet si pjesëmarrrës në organizata të tipit mafioz dhe për ndihmë e shfrytëzim prostitucioni.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak. Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian. A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY