Itali, plumb pistolete, plagoset adoleshenti shqiptar

Itali, plumb pistolete, plagoset adoleshenti shqiptar

86
0
Shares

Një i ri shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në këmbë këtë të premte. Një person, ende i paidentifikuar nga policia, e ka qëlluar me një plumb pistolete, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ventimiglia 228” në Torino. Ka qenë vetë 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që ka lajmëruar policinë.

Karabinierëve u tha se u përfshi në një sherr mes ekstrakominutarëve (jo italianë) dhe morri një plumb në këmbë. Megjithatë, rrëfimi i 17-vjeçarit nuk ka bindur karabinierë, që vijojnë hetimet, raporton “Torino Oggi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY