FOTO GALERI/ Itali, ja banda shqiptare që vodhi 50 banesa

FOTO GALERI/ Itali, ja banda shqiptare që vodhi 50 banesa

158
0
Shares

Policia italiane realizuar operacionin “ Mbretërit e vjedhjes” ku janë arrestuar 4 shqiptar që dyshohet se kanë bërë të paktën 50 vjedhje apartamentesh në Rimini, Pesaro-Urbino Modena të Italisë. Policia ka publikuar edhe fotot e 4 shqiptarëve të arrestuar, bëhet fjalë për një 25, 30, 33 dhe 35 vjeçar që rezultonin me precedent penal. Sipas autoriteteve italiane banda e shqiptarëve kishin vjedhur  më shumë se një kilogram sende ari.

Gjatë arrestimit përveç sendeve prej ari u gjetën edhe mjetet që përdornin për vjedhje si troko, leva, çelësa të ndryshëm, 4 celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Gjatë tentativës për vjedhje në 30 dhjetor të 2017 pronari i banesës në Saludecio arriti të mbante mënd targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano. Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.

Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY