EMRAT/ Drejtorët e rinj të burgjeve, ja lidhjet që kanë me tepsinë...

EMRAT/ Drejtorët e rinj të burgjeve, ja lidhjet që kanë me tepsinë – Që nga ish-policë që dhunonin studentë deri “udhëheqës” të PS

1516
0
Shares
Erion Veliaj - Apostol Luca

Ministria e Drejtësisë publikoi dje emrat e drejtuesve të burgjeve, të cilët sipas kësaj ministrie ishin përzgjedhur me konkurs, ku renditeshin drejtorët e burgjeve, që sipas këtij institucioni kanë fituar konkurset. Por çuditërisht nga 24 emra të publikuar 8 prej tyre kanë lidhje direkte me Partinë Socialiste, duke ngritur dyshime të forta për mënyrën sesi është organizuar nga Ministria e Drejtësisë i  ashtuquajturi konkurs.

Ilir Aliaj është emëruar drejtor i qendrës së Paraburgimit në Vlorë. Aliaj vjen direkt nga radhët e PS-së, madje ka mbajtur postin e kryetarit të PS në këtë qytet.

Fatjon Kurti është emëruar në krye të burgut të Burrelit, pozicion që e mbante edhe më parë, por që u larguar nga detyra me propozim të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend bardhi, pasi shkeli ligjin duke marrë pjesë në fushatat e Partisë Socialiste.

Andis Salla, pjesë e strukturave të FRESSH-it (Të rinjve socialistë) është emëruar drejtori i burgut të Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë aktiv në fushatën e fundit të PS-së në këtë qark, ccka duket se është edhe arsyeja kryesore e emërimit të tij në postin shtetëror.

Drejtor i burgut të Lushnjes është emëruar Judmir Shurdhi. Ky i fundit ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet.

Gjithashtu, Nasip Hoxha, i emëruar si drejtues i burgut të Sarandës, konsiderohet një prej mbështetësve të Partisë Socialiste.

Redi Rama, i emëruar në postin e kreut të burgjeve në Tepelenë, gjithashtu ka lidhje me PS-në dhe sikundër raportohet ka mbajtur postin e kryekomunarit Qendër në Tepelenë.

Një tjetër emër është ai i Emin Shpata, me përvojë në Policinë e Shtetit. Në fushatën e fundit raportohet se ka qenë aktiv në qarkun e Elbasanit në mbështetje të Partisë Socialiste.

Apostol Luca, drejtori i Spitalit të Burgjeve “mbyll” listën “e konkurrentëve të pavarur fitues”, me bëmat e tij që kulmojnë në vitin 1998, kur në krye të forcave speciale të Policsë, dhunonte në ambientet e grevës, studentët grevistë të urisë. “I harruar” që prej atij viti, ai rishfaqet 20 vjet më vonë si fans i Erion Veliajt.

Ndërkohë një pjesë tjetër e drejtorëve të emëruar mësohet se kanë formimin ushtarak, duke nxjerrë në pah një tjetër element, atë që kjo kategori ka pasur prioritet në atë që Ministria e Drejtësisë e konsideron si konkurs për drejtorët e rinj të burgjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY