Berat, nëna denoncon djalin – “Ç’ta bën fëmija s’ta bën as Perëndia”…

Berat, nëna denoncon djalin – “Ç’ta bën fëmija s’ta bën as Perëndia”…

200
0
Shares

Një 41 vjeçar i fiksuar pas lojërave të fatit nuk ka kursyer as mobiliet dhe orenditë shtëpiake të nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Berat, ku 62-vjeçarja A. E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I. E.

Djali, sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para. Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62-vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY