Kotzias shpjegon në median greke: Emri “Sllavomaqedonia” kundërshtohet nga shqiptarët

Kotzias shpjegon në median greke: Emri “Sllavomaqedonia” kundërshtohet nga shqiptarët

67
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka përmendur, ndoshta për herë të parë, se implikimet për çështjen e emrit të Maqedonisë, lidhen edhe me faktorin shqiptar.

Gjatë një interviste për tv Antena 1, Kotzias është pyetur për variante “Sllavomaqedonia” dhe “Maqedonia e Re”, me idenë nëse kompromisi merr parasysh kriterin gjeografik apo edhe diçka tjetër.

Sipas ministrit, emri i parë përjashtohet sepse atë e kundërshtojnë shqiptarët.

“Emri Sllavamaqedonia, i referohet sllavëve, që janë një nga komponentët e shtetit që sot e quajmë FYROM.

 Shqiptarët e kundërshtojnë drejtpërdrejt çdo emër si “Sllavomqedonia”, sepse ata besojnë se i përjashton si komponent i këtij shteti.

Qeveria po diskuton për një emër të pranueshëm për të gjitha përdorimet”, është shprehur Kotzias, sipas Respublica-s.

Çështja e emrit vijon prej më shumë se dy dekadash mes Greqisë dhe Maqedonisë, ndërkohë që negociatat e tanishme që po i afrohen një konkluzioni, marrin në konsideratë edhe faktorin shqiptar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY