Nisin grevat, mësuesit e Shkodrës të parët, paralajmërojnë Ramën e Nikollën

Nisin grevat, mësuesit e Shkodrës të parët, paralajmërojnë Ramën e Nikollën

157
0
Shares

Kreu i sindikatës së arsimit Arian Peraj paralajmëron grevën njëorëshe që do të jetë të enjten në të gjitha shkollat e qytetit të Shkodrës. Greva 1 orëshe është grevë paralajmëruese thotë kryesindikalisti Peraj.

Kjo grevë vjen për shkak të mosrespektimit të kontratës kolektive e cila nuk është firmosur ende, largimin nga puna dhe disa probleme të tjera të arsimit siç janë 5 shpërblime të pa dhëna apo edhe orët shtesë që nuk jepen.

Peraj shprehet se drejtorët e shkollave që sot kanë nisur ti bëjnë presion mësuesve që të mos zhvillojnë grevën njëorëshe në shkollat e qytetit. Peraj i bën thirrje drejtorëve që të distancohen nga këto veprime. Peraj e quan të papërgjegjshme qeverinë dhe kryeministrin Rama lidhur me arsimin e po ashtu edhe ministren Lindita Nikolla. Peraj fton të gjithë mësuesit në grevë ndërsa pas një jave në rast se nuk ka asnjë ndryshim atëherë greva do jetë njëditore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY