Kryeprokurori i shkarkuar i Elbasanit ironizon dhe akuzon: Kur ne kishim nevojë,...

Kryeprokurori i shkarkuar i Elbasanit ironizon dhe akuzon: Kur ne kishim nevojë, policët ishin në plazh…

90
0
Shares

Dritan Gina, kryeprokurori Elbasanit që u shkarkua nga Arta Marku sot, ka dalë në një konferencë për mediat për ta quajtur të paligjshëm këtë veprim, ndërsa ka hedhur akuza edhe ndaj drejtorisë së Policisë së Elbasanit duke pretenduar se ajo ka penguar zbulimin e disa ngjarjeve kriminale. Ai i referohet rastit të fundit ku ka kërkuar ndihmë në Prokurorinë e Përgjithshme për serverat e bashkisë, e thotë se pas kësaj ka ardhur edhe lëvizja për ndërprerjen e komandimit të tij në Elbasan si kryeprokuror.

“Një nga rastet kryesore se si Policia e Shtetit nuk bashkëpunoi aspak kur ne kërkuam ndihmë për veprimet operacionale në terren kjo ndihmë nuk erdhi asnjëherë me pretendimin se policët ishin në plazh, pra ishin me pushime dhe për këtë arsye ky hetim dështoi.

Problematika të tjera janë për çështje që janë në hetim, rasti më i fundit është i ngjarjes kur kam kërkuar ndihmë nga prokuroria e përgjithshme nga shefi i IT për të kryer veprime pranë serverave të bashkisë pasi ka dyshime se persona të paautorizuar mund të kenë akses në servera dhe kjo lëvizje vjen menjëherë pasi unë kam bërë këtë kërkese për ndihmë në Prokurorinë e Përgjithshme”.

A ka lidhje shkarkimi se u dekonspirua rasti i pasaportave të çështjes Tahiri?

Gina: S’ka lidhje, largimi im politik e bazoj te fakti që kryeprokurores se përgjithshme nuk i intereson fare gjendja e prokurorisë por shkarkon drejtuesin, pse ku e bazon këtë? Të mos marrë në analizë veprimtarinë e tij, kjo është skandaloze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY