Korrupsioni 50 mijë eurosh në drejtësi, lë qelitë edhe bashkëshorti i gjyqtares

Korrupsioni 50 mijë eurosh në drejtësi, lë qelitë edhe bashkëshorti i gjyqtares

108
0
Shares

Dosja 50 mijë euroshe e korrupsionit në drejtësi ëhstë shfryrë. Sot kanë lënë qelitë e burgut edhe Ilia Çabiri dhe bashkëshorti i gjyqtares Majlina Aandrea, Odise Andrea. Lirimi i tyre është bërë me kusht për të mos kryer më krime. Sipas gjykatës këta persona së bashku me gjyqtaren Andrea u përfshinë në korrupsion me 50 mije euro për një vendim pronësie trualli në ksamil.

Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale. Pasi është konstatuar se në veprime të dyshimta korruptive rezulton e përfshirë edhe një gjyqtare e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompentente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese. Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë. I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me shtetasin Odhise Andrea. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë. Në vijim të kontakteve ndërmjet personave të përfshirë, i dyshuari Petraq Dashi nënshkruan një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro. Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino.

Një ditë pas dhënies së parave, konkretisht në datë 12.07.2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Në këto kushte, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve…” dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve….”.

 

 

Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi kërkesat e saj në Gjykatën e Lartë, e cila më herët kishte vendosur, si më poshtë

Për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….”, në bashkëpunim

  1. Për të dyshuarën Majlinda Andrea, gjyqtare në Gjykatën e Lartë, u vendos masa e sigurimit “pezullim nga detyra”.
  2. Për të dyshuarin Odhise Andrea, bashkëshort i gjyqtares, u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg”

Po ashtu, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve…”, në bashkëpunim

  1. Për të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në cilësinë e përfituesit të pronës, u vendos masa e sigurimit “Arrest në burg”
  2. E njëjta masë sigurimi, ajo e “arrestit në burg” u vendos edhe për shtetasin Petraq Dashi, i dyshuar si ndërmjetës për dhënien e parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY