SHIFRAT/ Muajt e fundit të vitit 2017,bizneset dhe konsumatorët pesimiste për ekonominë

SHIFRAT/ Muajt e fundit të vitit 2017,bizneset dhe konsumatorët pesimiste për ekonominë

71
0
Shares

Biznesi dhe konsumatorët presin një mjedis më të përkeqësuar ekonomik. Treguesi i ndjesisë ekonomike, një element që përpunohet 4 herë në vit nga Banka e Shqipërisë ka pësuar rënie për tremujorin e fundit të 2017-ës me 3.9%. Goditjen më të madhe e ka dhënë dega e tregtisë, ku besimi i bizneseve që operojnë në këtë sektor ka rënë me 10%, madje 1.5 pikë për qind më poshtë mesatares historike, raporton Banka Qendrore. Bizneseve iu është bërë pyetja se si e presin aktivitetin e tyre për muajt ardhshëm, por ky tregues ka treguar nivelin më të ulët.

Poshtë kapaciteteve shfrytëzuese që ka në të vërtetë, rezulton të ketë raportuar edhe dega e industrisë. Ndërmarrjet e këtij sektori janë shprehur se prodhimi pritet të jetë 1.9% më i ulët, ndërsa kontratat porositëse janë ulur me 6.4%. Po ashtu dhe ndërtimi, pohon se porositë janë 10% më poshtë, ndërsa pret që punësimi në këtë industri të pësojë një rënie të lehtë.

Nga të gjithë sektorët, dega e shërbimeve ka pësuar rritje si në treguesit e pritshmërive të muajve që vijnë, ashtu edhe në pjesën e ecurisë së biznesit. Banka e Shqipërisë thotë se dhe besimi i konsumatorit është rënie, por sërish mbi mesataren historike, ndërsa gjendja financiare e familjeve është ulur me -2.7 pikë përqindje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY