EKSKLUZIVE/Autoriteti i Konkurencës i rrëzon Erion Velisë rritjen e cmimit të ujit

EKSKLUZIVE/Autoriteti i Konkurencës i rrëzon Erion Velisë rritjen e cmimit të ujit

494
0
Shares

Autoriteti i Konkurencës ka rrëzuar tarifat e reja për konsumin e ujit në Tiranë vendosur nga këshilli bashkiak gati dy muaj më parë. Përmes një relacioni dhe më pas vendimi, Autoriteti i Kokurencës ka vlerësuar se rritja e cmimit të ujit në Tiranë është e pabazuar në analiza korrekte dhe se Bashkia e Tiranës e ka vendosur peshën më të madhe të të ardhurave nga rritja e tarifës se sa nga përmirësimi i menaxhimit të ujit në kryeqytet.

Sikurse sugjerohet nga komisioni i konkurencës rritja e cmimit duhet të jetë proporcional me përmirësimin e shërbimit me ujë e vecmas të orareve të furnizimit.

“Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë. Të rishikohen kostot në drejtim të rritjes së performancës së administrimit dhe të rishpërndahen burimet e të ardhurave të kërkuara për investime edhe nga ulja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes pasi sipas vendimit të ardhurat do të vijnë në masën 96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit”, thuhet në përfundimin e Autoritetit.

Vendimi për anulimin e tarifave të shtuara nga Autoriteti i Konkurences u mor më 28 dhjetor të 2017 dhe  bashkia e Tiranës sapo është njohur me të.

Në nëntor të vitit të kaluar bashkia e Tiranë srriti me 40% cmimin e ujit për banorët ndërsa u tregua më e rezervuar në rritjen e cmimit për institucionet publike dhe biznesin privat.

Tarifat e furnizimit me ujë ndryhsuan për tre kategori: a) Klientët familjarë, për të cilët tarifa nga 45 Lekë/m3 bëhet 65 Lekë/m3, pra tarifa rritet me rreth 44%; b) Klientët publikë, për këtë kategori tarifa ndryshon nga 120 Lekë/m3, në 140 Lekë/m3, pra me një rritje rreth 17%; dhe kategoria e tretë c) Klientët privat, për të cilët tarifa ndryshon nga 135 Lekë/m3, në 155 Lekë/m3, pra me një rritje rreth 15%.

Po ashtu bashkia dyfishoi edhe tarifën fikse mujore të shërbimit për të gjitha kategoritë duke e çuar në 200 lekë/muaj/klient, nga 100 lekë/muaj/klient që është aktualisht deri me datë 31 dhjetor 2017.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY