TIRANË/Aksident i rëndë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

TIRANË/Aksident i rëndë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

182
0
Shares

Një person mbeti i vdekur në Tiranë ndërsa dy të tjerë u plagosën pasi një makinë goditi një kalimtar ndërsa vetë mjeti doli nga rruga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vaqarr pranë kthesës së Arbanës, njofton policia.

Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe goditja ka qenë mjaft e fortë, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të këmbësorit. Ndërkaq drejtuesi i mjetit ëhstë në gjendje të rëndë në spital ndërsa një tjetër pasagjer po ashtu ka marrë plagë gjatë përplasjes.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.01.2018, rreth orës 20:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek vendi i quajtur “Kthesa e Arbanës”, ka një aksident.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në vendin e quajtur  “Kthesa e Arbanës”, mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M.

Ndërkohë të dëmtuar janë dhe shtetasit G.D., dhe A.H., të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY