EMRI/ Skrapar, gjenden 700 kg kanabis sativa, një person në pranga

EMRI/ Skrapar, gjenden 700 kg kanabis sativa, një person në pranga

88
0
Shares

Një sasi e madhe kanabisi, prej 697 kg, është zbuluar mesditën e sotme në Skrapar. Vetëm në një në një zonë të pyllëzuar janë gjetur 697 kilogramë kanabis.

Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga oficerët e policisë së Beratit është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”, në fshatin Ujanik, ku u gjet e fshehur lëndë narkotike.

Sasia e drogës ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme, e futur në thasë. Pas veprimeve hetimore u arrestua Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY