Mandatet e deputetëve, KQZ e shndërron vendimmarrjen në gallatë

Mandatet e deputetëve, KQZ e shndërron vendimmarrjen në gallatë

92
0
Shares

“U shndërrua kjo mbledhje në gallatë”.

Kështu u shpreh kreu i KQZ-së Klement Zguri në përfundim të vendimmarrjes së sotme të këtij institucioni. Sipas kësaj vendimmarrje, KQZ do ti drejtohet në mënyrë të përsëritur Prokurorisë së Përgjithshme për informacion shtesë për kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri. Informacioni i kërkuar lidhet me shkakun e mundshëm të dëbimit të tij në vitin 1998, nga Gjermania.

Në fakt shpërthimi i kreut të KQZ erdhi pas debateve për mandatet e deputetëve Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI), për të cilët mazhoranca e majtë në KQZ, nuk është e bindur nga informacioni i Prokurorisë  dhe kërkesa për zhveshjen e tyre nga mandatet. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”. Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë. Ndërkohë Deputeti Aqif Rakipi akuzohet për përdorim të materialeve të vjedhura” me identitetin, Skënder Ejybegaj.

Më herët KQZ sot rrëzoi kërkesën e avokatit të Aqif Rakipit, Theodhori Sollaku, i cili kërkoi të pezullohet kërkesa e prokurorisë. Avokati tha se kërkesa e Prokurorisë është në shkelje të ligjit, pasi sipas tij Aqif Rakipi nuk është dënuar nga asnjë vend i BE. Ndërkohë edhe avokati i deputetit të LSI, Ardian Visha tha se nuk ka asnjë dënim ndaj deputetit Rehovica, ndaj s’mund t’i ndërpritet mandati pa prova. DRONI.al

Njoftimi i KQZ-së

“Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY