Kryeprokurorja takon kreun e Gjykatës së Lartë, flasin për angazhime dhe mbështetje

Kryeprokurorja takon kreun e Gjykatës së Lartë, flasin për angazhime dhe mbështetje

68
0
Shares
Arta Marku

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka pritur sot në një takim kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Gjatë diskutimeve mes tyre, Marku mësohet se e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi. Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka garantuar se Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standartizimin e praktikës së hetimit. Në këtë mënyrë, për zonjën Marku, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet, në zbatim të Reformës në Drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY