ZYRTARE/ KQZ sqaron vendimet e saj për mandatet e dy deputetëve dhe...

ZYRTARE/ KQZ sqaron vendimet e saj për mandatet e dy deputetëve dhe të një kryebashkiaku

78
0
Shares

KQZ ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar vendimet e saj të sotme për mosheqjen e mandateve të deputetëve Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledjon Rehovica (LSI). Po ashtu KQZ ka sqaruar edhe vendimin e njëjtë për kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri (PD), si dhe për dy ish-deputetë Mhill Fufi dhe Omer Mamo.

Njoftimi i plotë i KQZ-së
Tiranë më 03.01.2018
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
1 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.
2 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.
3 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.
4 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi konstatimin se z. Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.
5 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi konstatimin se z. Omer Mamo, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY