EMRI & FOTO GALERI/ Vlorë, digjet makina e zyrtarit shtetëror

EMRI & FOTO GALERI/ Vlorë, digjet makina e zyrtarit shtetëror

94
0
Shares

Një 30-vjeçari, me detyrë Drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë i kanë djegur makinën mëngjesin e sotëm rreth orës 01:35, teksa ajo ka qenë e parkuar. Policia bën me dije se zjarrvënia ndaj makinës sw Taulant Korkajt, ka qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak i Policisë
Më datë 31. 12. 2017, rreth orës 01:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ka marrë flakë duke qenë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T. K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë). Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY