EMRI & VIDEO/ Itali, zbardhet identiteti i të riut shqiptar që u vra me thikë në Piacenza

Ndaje

Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Piacenza rreth orës 23:30 minuta të mesnatës. Siç bëjnë të ditur burime nga policia italiane, të cituara nga mediat vendase, vrasësi është një italian.
I riu shqiptar është identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeç, i cili është qëlluar me thikë pas një sherri të bërë me italianin e shpallur në kërkim.
Vrasja mësohet se ka ndodhur në sytë e miqve të shqiptarit Tola. Kanë qenë këta që i kanë dhënë policisë të gjitha detaje në lidhje me ngjarjen dhe identifikim e viktimës dhe autorit. Besohet se autori i vrasjes është ndaluar nga policia, por nuk ka të dhënë për identitetin e tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje