EMRI & FOTO/ Itali, gjykata i kthen 13 milionë euro pasuri, biznesmenit...

EMRI & FOTO/ Itali, gjykata i kthen 13 milionë euro pasuri, biznesmenit shqiptar

223
0
Shares

Gjykata Kasacionit në Itali vendos anulimin e sekuestros së aseteve për biznesmenin shqiptar Gezim Sallaku. Kasacioni vendosi të heqë nga sekuestro asetet e Sallakut përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio. President i këtij klubi e pronar i disa lokaleve e hoteleve në Brescia të Italisë mendohet që vlera e këtyre aseteve të ketë një vlerë rreth 13 milionë euro.
I arrestuar në fillim të 2015-ës dhe në liri prej disa muajsh, Sallakut vetëm 3 ditë më parë iu njoh nga Gjykata Kasacionit kthimi i pronave e aseteve të sekuestruara përfshirë dhe aksionet e klubit të futbollit Darfio. Kjo gjykatë vulosi një kapitull të ri për çështjen e Sallakut. Përmes avokatit të tij, Gëzim Sallaku u shpreh i kënaqur për vendimin e gjykatës. Rasti i Gëzim Sallakut u pasqyrua dhe në median shqiptare.
Në prill të vitit 2015, mediat italiane shkruanin për arrestimin e një biznesmeni shqiptar në Brescia. Bëhej fjalë për Gëzim Sallakun, i cili është edhe Presidenti i Klubit të Futbollit “Darfo”.
Pas arrestimit, shqiptari Gëzim Sallaku, sipërmarrësi ndërtimi e Presidenti i skuadrës italiane të futbollit “Darfo Boario” në provincën e Breshës, është dakortësuar për një dënim me 2 vjet e 9 muaj, në seksionin e dytë penale të gjyqit ndaj tij në Gjykatën e Breshës. Operacioni Laguna i ndërmarrë nga Policia Financiare e Breshës në vitin 2015 vuri nën arrest shqiptarin Gëzim Sallaku, sipërmarrës i njohur në Itali, dhe vëllain e tij Sajmirin, me akuzën e krimit fiskal, tendera të trukuar, korrupsion në sektorin publik, mashtrim fiskal dhe riciklim parash. Sipas akuzës dy vëllezërit shqiptarë Gëzim e Sajmir Sallaku kontrollonin shumicën e tenderave publik në disa komuna të Breshës.
Dakortësimi gjyqësor mes akuzës e avokatëve mbrojtës të sipërmarrësit shqiptar ka vendosur që Gëzim Sallaku të dënohet me 2 vjet e 9 muaj me detyrim paraqitje firme cdo ditë në drejtorinë e policisë së qytetit Marone në provincën e Breshës, për dy vjet rresht ai nuk duhet të ketë asnjë kontakt me sektorin publik italian, si dhe konfiskimin e të gjitha të mirave materiale mes të cilave dhe 100 % të kuotave të shoqërisë Land Srl.
Gëzim Sallaku, njihet për pasurinë e madhe që ka. Në vite ai ka krijuar një perandori të vërtetë, mes restorantesh e kompanishë ndërtimi.
Mediat italiane shtonin se Sallaku ka pasur probleme me drejtësinë edhe më herët. Në 2002 u arrestua për trafik makinash luksoze, të cilat pasi grabiteshin rishiteshin në Europën Lindore.
Sallaku njihet ndër të tjera me nofkën “talebani” apo “Zim”, siç sqarojnë burime pranë grupit të hetimit. DRONI.al

Artikulli në median italiane për heqjen e sekuestros së pasurive

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY