DETAJE/ Greqi, arrestohet shqiptari pjesë e grupit të 1.6 tonë kanabis

DETAJE/ Greqi, arrestohet shqiptari pjesë e grupit të 1.6 tonë kanabis

105
0
Shares
Foto Ilustruese

Një tjetër person është arrestuar në Greqi si pjesë e bandës së 1.6 tonëve hashash që po shkonte drejt Stambollit. Sipas njoftime te mediave greke 29-vjeçari u arrestua ne lagjen “Dafni” të Athinës. Policia sekuestroi dy celularë dhe një tablet si mjete komunikimi me grupin e trafikanteve. Nga hetimet rezulton se grupi mafioz e kishte qendrën në Athinë. Bosi i grupit është një shqiptar, por në të rol të rëndësishëm kanë edhe disa biznesmenë të njohur grekë. Grupi trafikonte tonelata me kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, Greqisë deri edhe Turqisë.
Rreth 1.6 ton drogë që u kapën në mes të muajit nëntor, kishin destinacion Stambollin. Sasia e kanabisit që u kap në një gomone pas një aksioni te policisë greke ndërkohë që gjatë përndjekjes trafikantët kishin flakur në det paketa me drogë, armë dhe sende të tjera që mund të shërbenin si prova rënduese.
Policia greke në këtë operacion të cilësuar historik arrestoi 11 persona gjithsej, mes tyre edhe 6 shqiptarë, por mediat greke flasin për ‘bosë’ të narkotrafikut nga Shqipëria, që drejtonin këtë grup kriminal. Ky grup kriminal paguante 50 – 60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim, ndërsa disa prej gomoneve i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri. Grupi ishte i trajnuar për taktika që do t’i shpëtonin nga ndjekja në det. Anëtarët e këtij rrjeti të fuqishëm të narkotrafikut përdornin automjete me targa të huaja për të lëvizur brenda në qytet. “To Vima” zbuloi për të parën herë pseudonimin e ‘bosit të madh’ shqiptar, i cili mban pseudonimin ‘Vito’ dhe është 31-vjeç, me shtetësi italiane dhe origjine shqiptare. Edhe televizioni “ANT1” ka publikuar disa detaje, duke nënvizuar se greku i arrestuar që kishte parking gomonesh është djalë polici, ndërsa nëna e tij shprehet se këtë gomone ai e mbajti tre muaj në parking thjesht në ruajtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY