Burrit i ikën gruaja 18-vjeçare nga shtëpia, policia “ngushëllon” denoncuesin me konstatimin

Burrit i ikën gruaja 18-vjeçare nga shtëpia, policia “ngushëllon” denoncuesin me konstatimin

68
0
Shares

Një 18-vjeçare është larguar nga banesa në drejtim të paditur, ndërsa bashkëshorti i saj 10 vjet më i madh ka bërë kallëzim në polici. Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, thanë se dje, më datë 28. 12. 2017, shtetasi E. J., 28 vjeç banues në rrugën “Njazi Meka”, ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja A. Gj., 18 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia ka bërë verifikimet e para, nga të cilat rezultoi se ajo nuk ndodhet në Shqipëri. Blutë thanë se në sistemin TIMS rezulton se e reja ka kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë, me autobus.
Po punohet për shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY