Kryeministri për arsimin profesional: Nga 3 mijë tani janë 27 mijë nxënës

Kryeministri për arsimin profesional: Nga 3 mijë tani janë 27 mijë nxënës

159
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në Shqipëri arsimi profesional është zhvilluar me shpejtësi duke zënë një vend të rëndësishëm në sistemin arsimor të vendit. Nga 3 mijë nxënës në arsimin profesional në vitin 2013, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë, tha Rama.

Në vijim Kryeministri shpjegoi se rritja e nxënësve në shkollat profesionale do të ndiqet edhe nga një rritje në numër e shkollave që do të ndërtohen sipas këtij orientimi. Çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal, 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës, tha Rama.

Në vijim ai tha se paga e mësuesve do të vijojë të rritet edhe përgjatë mandatit të dytë të qeverisë së tij. “Paga ime është padrejtësisht shumë më e lartë se e juaja, e këtë diferencë sëbashku ne do ta ngushtojmë. Nuk mund t’ju premtoj se në fund të këtyre 4 viteve paga juaj do jetë shumë afër times, por mund t’ju premtoj këtë gjë, që e imja nuk do rritet, ndërsa e juaj do të rritet vit për vit. “Kjo është pak, por e sigurtë dhe do të bëhet në vijimësi”. Këtë, Kryeministri e arsyetoi me mundin e përditshëm që kanë mësuesit. “Unë drejtoj një qeveri me numrin më të vogël të ministrave në histori dhe e di shumë mirë se ça vështirësie është për ta pasur qeverinë të disiplinuar. Imagjino ju që keni klasa dhe duhet të mbani të disiplinuar të gjithë ata fëmijë dhe duhet t’i frymëzoni, t’i motivoni, t’i mësoni të respektojnë rregullat përditë. Pra krahasuar me mundimin tuaj, mundimi im është shumë më i vogël.” Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu edhe hapjen e një shkolle të re, për drejtorët e shkollave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY