Letra për Trump, ish-ministri i LSI kundër Presidentit Meta, flet edhe për...

Letra për Trump, ish-ministri i LSI kundër Presidentit Meta, flet edhe për thikë pas shpine nga Rama

107
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, i ka dalë kundër presidentin të Republikës, Ilir Meta lidhur me letrën që ky i fundit i dërgoi Donald Trump ku shprehej kundër qëndrimit të Shqipërisë për votën në OKB. Në një mesazh në faqen e tij të “Facebook”-ut, Manjani e cilësoi letrën e Metës të nxituar dhe të gabuar njëkohësisht. Në këtë linjë ai tha se kryetari i një shteti nuk mund t’i ankohet një presidenti tjetër, pasi sipas tij fabula nuk shkon. “Presidenti i Republikës mund të kërkonte shpjegime për atë çështje. Kaq do të mjaftonte për të kuptuar rolin e tij! Të tjerat ishin të tepërta”, thotë Manjani.
Po ashtu, Manjani sulmon edhe Ramën, duke shtuar për të se “mjeshtërisht i nguli thikën pas shpine Ambasadorit Lu”. Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump ku deklaronte se qëndrimi me votën kundër në OKB nuk ishte vendim i shtetit shqiptar dhe vullnet i popullit.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Llogari pushteti në kurriz të shtetit

Letra që Presidenti i Republikës sonë i dërgoi Presidentit të SHBA, për çështjen e votimit në OKB ishte e nxituar! E gabuar sa më ska!
Kryetari ynë i shtetit i “ankohet” kryetarit të një shteti tjetër, për shtetin e tij që nuk ekziston fare! Kjo fabul nuk shkon në asnjë rrethanë, pavarësisht nëse ka pasur apo jo dijeni për votimin që do bënte qeveria.
Presidenti i Republikës mund të kërkonte shpjegime për atë çështje. Kaq do të mjaftonte për të kuptuar rolin e tij! Të tjerat ishin të tepërta.
Republika e Shqipërisë tashmë edhe ligjërisht është pushtet dhe jo më shtet. Të paktën që prej vitit 2008 kur filloi shkërmoqja e Presidentit si kryetar i Shtetit.
Kushtetuta super konsensuale që miratuan vjet e fshiu fare edhe ate pak shtet që kishte mbetur tek Presidenti I Republikës.
Ndaj gjykoj se ajo letër nuk duhej të ishte shkruar!
Rama, kryetari i pushtetit, bëri një lëvizje pushteti me atë votim në OKB. Duke shfrytëzuar një deklaratë të Presidentit Trump mbi ndërprerjen e ndihmës Amerikane, Rama mjeshtërisht i nguli thikën pas shpine Ambasadorit Lu (bashkëpunëtorit të tij) për të justifikuar mashtrimin që kanë bërë me FBI në Tiranë.
Që të jem më konkret, FBI nuk ka prezencë në Tiranë siç u trumbetua para një muaji, kur u anoncua operacioni dështak “Forca e Ligjit”! Janë vetëm dy punonjës të Departamentit të Drejtësisë (oficerë të FBI), që vijnë këtu njëherë në tre muaj për qëllim marrje informacioni për Amerikanët që hyjnë e dalin në Shqipëri. Kaq bëjnë!
Marrëveshja që ata janë këtu ka të bëjë me shkëmbim informacioni për kufijtë që i duhen SHBA, jo ne.
Në mënyrë qesharake Ministri i Brendshëm i ka venë edhe një zyrë në dispozicion pa ja kërkuar askush. Këtë e bëjnë vetëm që të dalë nami që FBI po “bën hatanë”.
Në fakt policia politike dhe grupe prokurorësh luajalë të pushtetit aktual kanë filluar të punojnë sipas një axhende politike tashmë. Në këtë moment po vendosen “kufinjtë ndërmjet njëri-tjetrit. Pra po vendoset se ku fillon e ku mbaron pushteti i Kryeministrisë në Ministrinë e Brendshme. Debati i tensionuar për praninë e Haki Cakos ende në krye të policisë e dëshmon këtë gjë…
Emri FBI përdoret thjesht si dordolec që tremb njerëzit. Mjeshtër i propagandës mbetet shefi i pushtetit!
Tani Rama shpreson që Trump të mbajë fjalën dhe të ndërpresë ndihmën për Shqipërinë, që do të thotë në fakt largim ose të paktën zbythje të atyre amerikanëve që janë kryesisht të OPDAT dhe që i kanë dhënë gojës vend e pa vend.
Kjo vlen gjithashtu edhe për Ambasadorin, i cili po sfumon shefin e pushtetit këtu me daljet e tij publike.
Kështu gjendet dhe alibia se për mos ardhjen e FBI, siç është propaganduar se ajo do na luftojë korrupsionin tonë!
Ja kaq është kjo punë! Të tjerat janë tjerrje koti! Nuk ka mbetë politika e jashtme Amerikane e botërore me sytë nga Shqipëria!
Ndaj them që Presidenti është nxituar me atë letër. Duhet ta kishte analizuar më parë sjelljen e pushtetit, se është i lexueshëm!
Shtet nuk ka më!
Pushtet ka pafund!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY