DETAJE/ Tiranë, sherri për 5 banane, hajduti humbet shpretkën, agresori përfundon në...

DETAJE/ Tiranë, sherri për 5 banane, hajduti humbet shpretkën, agresori përfundon në burg

103
0
Shares

Ai tashmë është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Bëhet fjalë për shtetasin L. E., i cili do të kryejë 2 vjet e tetë muaj burgim, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë më 16 tetor të këtij viti, i pandehuri e ka dhunuar aq keq hajdutin, sa atij i është dashur të heqë shpretkën në Spitalin Ushtarak.
Gjithçka ka nisur më datën 2 mars 2017, rreth orës 11:00 në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë. Shtetasi E. N., që në këtë rast është viktima, është afruar në dyqanin e shtetases D. D., motra e të pandehurit. Ai ka marrë vjedhurazi nga dyqani pesë banane dhe më pas është larguar me shpejtësi drejt rrugës “Robert Shvarc”.
Të gjitha veprimet që ai ka kryer janë pikasur nga vëllai i shtetases D. D., i cili e ka ndjekur hajdutin nga pas. Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi L. E. e ka arritur hajdutin, ai ka nisur të debatojë me të verbalisht dhe më pas ky konflikt u kthye në fizik. Banorët e zonës kanë njoftuar Policinë. Shtetasi E. N. u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila përfundoi me heqjen e shpretkës për shkak të dëmtimeve të mëdha. Në këto kushte, Policia nisi procedimin penal të vëllait të shitëses, shtetasit L. E., i cili u akuzua për “plagosje të rëndë me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY