FOTO/ Pamjet nga përroi në Farkë ku djali hodhi trupin e pajetë...

FOTO/ Pamjet nga përroi në Farkë ku djali hodhi trupin e pajetë të babait, ja dëshmia e tij

277
0
Shares

Tirana u trondit sot nga zbulimi i një krimi të rëndë në familjë, të ndodhur dy ditë më parë në zonën e Shkozës. 28-vjeçari Selman Alija ka vrarë me çekiç babain e tij dhe më pas e ka hedhur trupin 74 vjeçarit në liqenin e Farkës.

Pasi e kishte ngarkuar në makinë, Aliaj e kishte hedhur trupin e babait në një përrua në skajin lindor të liqenit të Farkës me bimësi të shumtë por me pak ujë, i ngjashëm me një pellg. Pasi u arrestua nga policia, Selman Aliaj iu tha efektivëve të grupit hetimor se babai mund të ishte mbytur në liqen, duke i çuar larg zonës ku e kishte hedhur trupin e pajetë.

DËSHMIA: Policia e mori njoftimin për ngjarje nga djali tjetër i viktimës A. Aliaj. Ai njoftoi policinë duke i thënë se vëllai u grind me babain dhe të dy ikën nga banesa. Policia ka shkuar dhe në oborr ka gjetur shenja gjaku. Është bërë shoqërimi i Selman Aliajt në polici, i cili ka thëne se është grindur me babain por nuk ka dijeni se ku ndodhet ai. “Ndoshta mund të jetë mbytur në liqen ka thënë”, 23-vjeçari. Pas kontrolleve 2 ditore policia ka gjetur trupin e viktimës pranë liqenit të Farkës si dhe mjetin e krimit të fshehur në oborrin e banesës së autorit./BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY