Itali, shqiptarin tentojnë ta shtypin me makinë për punë dashurie

Itali, shqiptarin tentojnë ta shtypin me makinë për punë dashurie

1321
0
Shares

Një shqiptar është plagosur lehtë pasi është tentuar të shtypet me makinë nga një italian mbrëmjen e djeshme në Bolonja të Italisë, për shkaqe xhelozie.
Gjithçka nisi pasi shqiptari 20 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, ka telefonuar ish të dashurën e tij, tashmë në një lidhje me një italian 30 vjeç nga Katania. Ky i fundit është bërë xheloz dhe ka lënë një takim me shqiptarin. Kur shkoi në vendin e takimit të fiksuar në telefon me 30-vjeçarin, i riu gjeti dy persona të panjohur që u përpoqën ta godisnin me shkopinj. Shqiptari ia mbath por e arrin një Mercedes që drejtohej nga katanezi i cili tenton të shtypë me makinë të riun.
Shqiptari, i cili pësoi lëndime të lehta në gjunjë dhe krahë arriti të lajmëronte policinë, që bëri të mundur arrestimin e katanezit. Ndërsa dy agresorët e parë nuk janë identifikuar, raportojnë mediat italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY