FOTO/ Greqi, kapet 101 kg kanabis në Janinë, droga kishte kaluar nga...

FOTO/ Greqi, kapet 101 kg kanabis në Janinë, droga kishte kaluar nga kufiri shqiptar

166
0
Shares

101 kg kanabis u kapën sot nga policia greke në Janinë. Në pranga është vënë shoferi i makinës me të cilin transportohej droga, një 50-vjeçar grek. Atij iu sekuestruan 200 euro, dy aparate celularë dhe 1 arme zjarri automatike “Kallashnikov” me një krehër pa fishekë.
Makina me drogë ishte nisur nga Shqipëria. Droga ishte vendosur në sediljet e pasme të mjetit. Mbetet e paqartë ende si ka kaluar kufirin në Kakavijë. Autoritetet greke vijojnë hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY