OKB voton rezolutën, Shqipëri votë kudër SHBA

OKB voton rezolutën, Shqipëri votë kudër SHBA

100
0
Shares

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka votuar sot me 128 vota pro dhe 9 kundër, 35 abstenime, për të rrëzuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump, për të shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Në këtë samit mori pjesë dhe Shqipëria e cila ka të drejtën e votës, dhe e ka hedhur atë, kundër SHBA-së. Votimi është pritur më interes të madh, pasi ShBA si rrallë herë nuk gëzon mbështetjen e aleatëve tradicionalë në nismën më të fundit të Uashingtonit.
Një ditë më parë, Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se vendeve që mund të votojnë pro rezolutës do t’u ndërpriten fondet që u jepen çdo vit nga Shtetet e Bashkuara. ShBA vijon të mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të projekteve në vendin tonë, ku mund të përmendet asistenca për reformën në drejtësi, apo projektet në nivel qendror dhe vendor.
Tirana zyrtare kisha bërë të ditur se për çështjen e Jeruzalemit do të qëndronte në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, i cili mbështet idenë e zgjidhjes paqësore përmes një marrëveshjeje e cila duhet arritur nga vetë palestinezët dhe izraelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY