Varrezat e ushtarëve grekë, deputeti i PD: Rilindja u kthye tek angazhimi...

Varrezat e ushtarëve grekë, deputeti i PD: Rilindja u kthye tek angazhimi i qeverisë Berisha

104
0
Shares

Vendimi më i fundit i qeverisë për t’i hapur rrugë ngritjes së “Varrezave të Ushtarëve Grekë të Vrarë në Luften e Dytë” në territorin tonë është komentuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Sipas tij qeveria po aplikon “një angazhim të qeverisë Berisha” dhe si duket edhe për marrëveshjen e detit do të kthehet po aty, pasi e quajti në mënyrë të turpshme një akt tradhëtie.

Postimi i Tritan Shehut:

POLITIKA E JONE E JASHTEME “KOKE POSHTE”! Qeveria nxjerr vendimin per procedimin me ngritjen e “Varrezave te Ushtareve Greke te Vrare ne Luften e Dyte” ne territorin tone, duke aplikuar keshtu nje angazhim te qeverise se mepareshme Berisha. Mbasi e bllokoi kete angazhim racional e te nevojeshem per mbi kater vite radhazi, Rilindja u kthye aty ku ishim. Ne fakt ky vendim i ri eshte edhe me i gjere ne territor se ai i vete qeverise Berisha. E DYTA NE RADHE ESHTE CESHTJA E MAREVESHJES PER KUFIRIN DETAR ME GREQINE. Mareveshjen e mepareshme, qe ishte nje mareveshje normale dhe brenda parimeve te te drejtes nderkombetare, Z.Rama spekullivisht e anatemoi si nje akt “tradhetie”!

E kam theksuar se dhe mareveshja e re nqs do te realizohet dhe duhet te realizohet, nuk do te ndryshoje ne thelb nga e para. Ne fakt, nga sa degjova prej Ministrit Grek te Jashtem, e dyta mund te jete dicka me ndryshe nga e para… por perseri ndryshimi ne favor te pales greke! Une i kam konsideruar e i konsideroj thelbesore maredheniet tona me Greqine, nje vend mik e strategjik ky, duke ngritur shqetesimin tim te thelle per aventurizmin politik te Qeverise sone, qe i shkaterroi ato maredhenie, duke i mbajtur ne “piken e ngrirjes” per mbi kater vite. Kujt i sherbeu kjo gje e ku do ishim tashme me keto maredhenie, nqs do te vazhdohej me ritmet e konsolidimit te tyre si deri me 2013, nivel ku aspirohet te kthehemi sot. NE VEND QE POLITIKA E JASHTEME SOT TE SHIKONTE PERPARA E LART, ESHTE E DETYRUAR TE SHIKOJE NGA E KALUARA E KOKE POSHTE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY