EMRI/ Vlorë, klientët plagosin me armë zjarri taksistin 70-vjeçar

EMRI/ Vlorë, klientët plagosin me armë zjarri taksistin 70-vjeçar

82
0
Shares

Një taksist është plagosur me armë zjarri pasditen vonë të kësaj të marte në rrugën Himarë – Llogara. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Bashkim Guraj ka marrë një plumb në krah pas një konflikti me dy pasagjerë që kishte në makinë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Salla Operative Himarë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Himarë – Llogara, në fshatin Palasë, është plagosur me armë zjarri një person. Zyrtarisht, policia njofton se, Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë Bashkim Guraj, 70 vjeç, (shofer taksie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer. I lënduari është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thanë i plagosuri ndodhet në gjendje të traumatizuar dhe nuk ka dhënë ende një dëshmi që mund të çojë te identifikimi i autorëve. Arma e përdorur, sqaron policia, nuk ka qene armë zjarri luftarake siç u raportua fillimisht, por “armë imituese”. Autoret nuk kanë tentuar ta vjedhin, ka deklaruar i dëmtuari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY