Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Vlorë, plagoset zonja e...

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Vlorë, plagoset zonja e shtëpisë

66
0
Shares
Foto ilustruese

Në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës është shkrumbuar një banesë gjatë paradites së sotme. Teksa flakët pushtuan ndërtesën, e zonja e shtëpisë është plagosur. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati dhe pavarësisht se zjarrfikëset shkuan shpejt në vendin e ngjarjes ata nuk mundën të shmangnin dëmet. Zonja e shtëpisë ka marrë disa lëndime dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY